Njoftim

Prishtinë, 20. Korrik 2020 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2020-2021 ku kjo përkrahje përmes projekteve  investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

 

Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 101,,Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore ‘’ për sektorin -101.1 Pemë drufrutore , sektorin 101.1.1 pemë arrore  dhe sektorin 101.2 Serra.   Masa  103 ,,Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, me sektorin 103.1 Perpunimi i qumështit ,103.2 Perpunimi i mshit ,103.3 Perpunimi i pemeve dhe perimeve dhe 103.4 Prodhimi i veres.  Masa  302, ,,Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve,,   nen-masa 302.1 Bletaria Prodhimi i mjaltit , nen-masa 302.3 Përpunimi i   prodhimeve bujqësore në ekonomi familjare,nen-masa 302.4 Zhvillimi i aktiviteteve aertizanale dhe nen-masa  302.7 Rritja e shpezeve për veze dhe për mishë dhe  Masa  ,,Ujitja e tokave bujqësore,, 

 

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë  Pylltarisë dhe Zhvillimit përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2020-2021, arrijnë vlerën prej 29,370,000 euro, ndërsa vetëm për masat e shpallura sot investimet do të arrijnë në 16,700,000 euro, ndërkaq masat tjera mbështetëse do të shpallen në ditët në vazhdim  me  nje buxhet prej 12,670,000 euro 

 

Në programin e sivjetshëm, po ashtu janë zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë  kështu edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor dhe rural. 

 

Afati për aplikim për masat e shpallura më 20 korrik  2020 do të zgjasë deri më 20 gusht  2020 deri ne oren 16.00 


Aplikimi bëhet përmes ueb –modulit online në ueb –faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të gjendet linku ,, Aplikimi online për PZHR”  dhe linku është: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. ‘’ që dergon në modulin e aplikimit online.

Në ueb – modul regjistrohen projekti si dhe ngarkohet  dokumentet e nevojshme për aplikim 


Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit,  kriteret e pranueshmerise ,kriteret e vlerësimit  fushat e investimit mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net


Gjithashtu për çdo  pakjartesi gjate gjithë periudhës së aplikimit  ju mund të parashtroni  edhe pyetje në  email adresen- [email protected]